Agani as nuk jep dorëheqje, as nuk shkarkohet

Një ditë pas aktakuzës, Ferid Agani është sërish pjesë e Qeverisë.

Ai nuk ka dhënë dorëheqje, e as shefi i tij, Isa Mustafa, nuk e ka shkarkuar atë, pavarësisht premtimit se në kabinetin e tij nuk do të ketë njerëz me aktakuza.

Derisa vetë Agani nuk e ka dhënë asnjë prononcim publik rreth qëndrimit të tij ose jo si Ministër i Ambientit, ekzekutivi kosovar do ta trajtojë çështjen e tij në ditët në vijim, raporton KTV.

Por, një qëndrim të tillë, si të Ferid Aganit, ashtu edhe të vet kryeministrit kosovar, shoqëria civile e sheh si të gabuar e mungesë të parimeve morale.

Që nga paslufta, Fatmir Rexhepi e Ahmet Isufi mbetën ministrat e vetëm në vend që janë dorëhequr nga posti i tyre edhe pa pasur fare aktakuza.

Ndryshe, një praktikë e tillë nuk është ndjekur as nga kryetarët e akuzuar të komunave, të cilët, përveç që nuk janë dorëhequr, ata i janë shmangur edhe drejtësisë.

Temat
Përgjithshme

Të afërta