A e dini se sa orë gjumë duhet të bëjnë fëmijët?

Gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë që na shërben për të qenë sa më të shëndetshëm dhe për të pasur marrëdhënie sa më të mira me botën e jashtme.

Tashmë orari i gjumit ka një standart të caktuar për secilin nga në për të rriturit është 8 orë gjumë.

Ajo për të cilën shumë prindër bëhen konfuzë është orari i gjumit për fëmijët e tyre, sa duhet të flenë ato?

Ky konfuzion lidhet me faktin se fëmijët janë gjithnjë në proces rritje dhe në ndryshim të vazhdueshëm.

Ndërkohë nga studimi më i fundit i realizuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë u dhanë disa udhëzime për të qenë sa më të qartë lidhur me gjumin e nevojshëm tek fëmijët.

Për sa orë gjumë fëmijët kanë vërtetë nevojë!

Akademia Amerikane e Pediatrisë sjell më poshtë edhe orarin e përshtatshëm të gjumit sipas moshave, duke nisur nga foshnjat deri në moshën e adoleshencës.

Foshnjat 4-12 muajshe: 12 deri në 16 orë gjumë.

Fëmijët 1-2 vjeç: 11-14 orë gjumë.

Fëmijët 3-5 vjeç: 10-13 orë gjumë.

Fëmijët 6 -12 vjeç: 9-12 orë gjumë.

Adoleshentët 13-18 vjeç: 8-10 orë gjumë.

Temat
Përgjithshme

Të afërta