Zyrtare: Në rastin “Stenta”, ka të akuzuar edhe të huaj

I akuzuar edhe Ali Hocaoglu dhe Borce Petrovski

Në tetor të vitit 2014 ishin arrestuar Ali Hocaoglu, Antonio Georgiev, Borce Petrovski, Lulzim Brovina, Reshat Emra, Elfedin Muhaxheri, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, kurse u intervistuan edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin e atëhershëm të Shëndetësisë, Ferid Aganin dhe sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, transmeton First Channel.

Lexoni edhe: Skandaloze: Në mesin e të akuzuarve të rastit “Stenta”, edhe ministri Ferid Agani dhe sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani

Në këtë kohë u botuan mesazhe të shumta të shkëmbyera mes mjekëve të dyshuar të QKUK-së dhe atyre të klinikave private. Në mesazhet e publikuara shiheshin pazaret në mes mjekëve, pazare këto që bëheshin me jetë të pacientëve. Këto mesazhe u publikuan nga emisioni Jeta në Kosovë.

Sipas dëshmive të Prokurorisë, të cilat i posedonte “Zëri”, udhëheqësit e spitalit “Intermed”, Lulzim Brovina dhe Borche Petrovski, kanë dhënë ryshfet një numri të madh të të pandehurve, të cilët si mjekë i kanë rekomanduar pacientët që nga institucionet publike shëndetësore të shkojnë në spitalin privat “Intermed”.

Përveq “Intermed”, Prokuroria I pandeh edhe drejtorin e Spitalit “International Medicine Hospital” (IMH), Ali Hocaouglu dhe kardiologët Mahmet Çakmak dhe Shpend Elezi.
Pas shumë muaj hetimesh, sot, eventualisht nesër, do të ngritet aktakuza për 60 mjekët të dyshuar në rastin “Stenta”, njoftojnë burimet për First Channel.

Dyshimet e Prokurorisë janë ngritur për “Keqpërdorim të pozitës” apo “Autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Po ashtu Prokuroria ka ngritur dyshime edhe për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në takim me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës, pati njoftuar se Prokuroria do të ftojë të gjithë mjekët e dyshuar, të cilët janë përfshirë në hetime, që të japin deklaratat e tyre dhe të sqarojnë dyshimet si dhe të paraqesin mbrojtjen e tyre.

Lexoni edhe: Ekskluzive: Aktakuzë për rastin ”Stenta”, 60 të akuzuar

Siç bën të ditur First Channel, Lumezi kishe theksuar se nuk të pranojë kurrfarë ndikimi, ndërhyrje apo tentativë për të penguar punën e Prokurorit të Shtetit në fazën e kryrjes së funksioneve prokurorialenë hetime penale.

Temat
Përgjithshme

Të afërta