Plaku i pafat: Mblidhte shishe plastike, sharron në baltën e shtratit të lumit (Foto)

Në Jiangsu të Kinës, një i moshuar e ka kaluar natën i ngecur në baltën e shtratit të lumit, sepse nuk ka pasur fuqi të lëvizë.

Burri 70-vjeçar ka qenë duke mbledhur shishe plastike, me shitjen e të cilave e siguron mbijetesën.

Sipas raportit të Policisë, trupi dhe koka e tij janë mbuluar nga balta, duke bërë që ai të mos vërehet se ndodhet aty, transmeton Telegrafi.

Vetëm njëra dorë e tij kishte mbetur jashtë dhe atë e kanë parë disa njerëz, që po shëtisnin në mëngjes dhe që kanë njoftuar forcat e rendit.

Megjithëse ka kaluar 12 ore i mbuluar në baltë, ai është nxjerrë dhe gjendja tij tani është nën kontroll.

lpaku03

lpaku04

lpaku05

lpaku01

Temat
Përgjithshme

Të afërta