Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka thënë se nesër pritet që të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për zgjatjen e mandatit të misionit EULEX në Kosovë.
Lama ka thënë se ajo është pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it, pasi sipas saj prezenca e EULEX-it në Kosovë është një siguri për institucionet kosovare.
“Nuk pres modifikime të mëdha të mandatit.
Të gjithë pajtohemi se EULEX-i duhet të vazhdojë mandatin sepse institucionet tona ende nuk janë forcuar.
Megjithatë prezenca e tij është garanci për funksionimin e mirë institucioneve të Kosovës.
Është një lloj garancie”./KlanKosova/
Temat
Përgjithshme