Stojanoviq kundërshton Thaçin për Asociacionin: Pa Serbinë, s’ka grup punues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Tanjug më 9 qershor, ka thënë se në ditët e ardhshme do të formohet grupi punues, që do të punojë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Por, zëvendëskryeministri i vendit, Branimir Stojanoviq, thotë se kjo gjë është e pamundur dhe se nuk mund të bëhet pa përfaqësuesit e Serbisë.

“Grupi punues për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë pa përfaqësues të Serbisë është i pamundur. AKS-ja nuk mund të formohet pa serbë dhe serbët do të marrin pjesë në këtë proces. Sigurisht se diçka që duhet të definojë jetën e serbëve në të ardhmen nuk mund të formohet pa ndikimin tonë”, ka përfunduar Stojanoviq.

Temat
Përgjithshme

Të afërta