Granit Xhaka ka thënë se është i lumtur me fitoren e Zvicrës kundër Shqipërisë.
Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka ka thënë se është i lumtur për fitoren kundër Shqipërisë, por shpreson se ata do të kalojnë grupin.
Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen kundër vëllait të tij, Taulantit, ku tha se të dy dhanë maksimumin për skuadrat e tyre.
“Fitore e rëndësishme por shumë e vështirë. Ne e merituam fitoren dhe jam shumë i lumtur. Në pjesën e dytë është më vështirë me luajte me një lojtar më pak, por Shqipëria është shumë e rrezikshme me lojtarë të shpejtë.
Ne kemi pas rastet tona për të shënuar edhe golin e dytë”, tha fillimisht Graniti për Supersport.
“Kjo ishte ndeshje shumë emocionuese, por me rëndës është që kemi dhënë maksimumin ai për Shqipërinë e unë për Zvicrën. Me Francën do të jetë një lojë shumë e vështirë, dhe nëse luajnë kështu mund të fitojnë, por ne duhet të shikojmë ndeshjet tona”.