Ballisti ka një mesazh para ndeshjes Shqipëri – Zvicër

Tifozi shqiptar Ballist Morina që ngriti dronin në Beograd në tetor të vitit 2014, ka thënë se pavarësisht rezultatit të Shqipërisë në Euro 2016 ai do të jetë gjithmonë krenar me lojtarët e kombëtares.

Ky është postimi i plotë i Ballistit:

Te dashur patriot, tifoze sportdashes, ne me pak se tre ore jemi afer nji ngjarje historike.
Sot e gjith bota e futbollit dhe jo vetem,i kthen reflektoret drejt nji kombi i cili me sakrifica te medha i ka mbijetuar kohes dhe veshtirsive nga lashtesia deri me sot dhe do vazhdoje t’a bej.
Desha te ndaj disa mendime,kshilla dhe deshira me ju.

Qe nga hedhja e shortit me 23/02/2014 kemi kaluar nji ngarkese me emocione duke filluar nga krenaria deri te zhgenjimi dhe shum e shum ndjesi te perziera,por sot duhet te jemi krenar per ket arritje te madhe gjithashtu duhet te jemi objektiv ne analizat tona para dhe mbas ksaj ngjarje duhet te jemi objektiv ne ambiciet ,pretendimet dhe mundesite qe kemi.

Une gjithmone kam qene krenar me kombetaren por dy momentet kulminante kan qene 14 tetori i 2014-es dhe 11 tetori i 2015-es edhe pse ne te dy kto ngjarje gjendesha ne momente te veshtira personale,prandaj me bindje te thelle e them qe pavarsisht se si do shkoje rrugtimi i kombetares une kam qene,jam dhe do jem krenar me djelmoshat tane dhe ju ftoj t’a beni dhe ju.

Shfrytzoj rastin te kujtoj dhe te pershendes patriotin,vllaun dhe tifozin nga Shkupi MOLOS PARTHINI dhe te gjith ata qe me kan mbeshtetur dhe jan krenar me ne.

Le te jete kjo ngjarje nji mundesi per t’i dhene nji kahje te qendrueshme pozitive problemeve tona si komb dhe gjithashtu te sherbej si nji feste, si nji hare.

Rrofte Shqypnia, rrofte shpirti i Shqiptarit

Temat
Përgjithshme

Të afërta