India, shteti më i populluar në botë në vitin 2022

India është në një rrugë për t’u bërë vendi më i populluar në botë në më pak se një dekadë.

Kina, aktualisht është vendi më i populluar në botë me 1.38 miliardë njerëz, krahasuar me Indinë që ka 1.31 miliardë, transmeton lajmi.net.

Shifrat për të dy vendet priten të rriten në rreth 1.4 miliardë kështu deri në vitin 2022, ku popullsia e Indisë ka gjasa t’ia kalojë asaj të Kinës.

Në fund të dekadës së ardhshme, në vitin 2030 parashikohet që India të ketë 1.5 miliardë njerëz, një shifër që është parashikuar të rritet në 1.7 miliardë në vitin 2050.

Kina në anën tjetër parashikohet të mbetet stabile deri në vitin 2030.

Nga ky parashikim, pritet që në vitin 2030 të ketë 9.7 miliardë njerëz në të gjithë botën.

Temat
Përgjithshme

Të afërta