Papa: Peshkopët që janë neglizhentë me priftërinjtë do hiqen nga puna

Çdo peshkop që nuk trajton siç duhet rastet e abuzimit seksual të fëmijëve do të pushohet nga puna. Kjo është masa më e re e miratuar nga Papa Francesku në përgjigje të të gjitha kritikave se peshkopët mbrojnë priftërinjtë pedofilë si pasojë e imunitetit të tyre.

“Peshkopët të cilët tregohen neglizhentë me priftërinjtë abuzues seksualë të fëmijëve do të hiqen nga puna sipas procedurave të reja ligjore”, tha Ati i Shenjtë duke shtuar se ligjet ekzistuese për rastet e abuzimit do të forcohen.

Papa Bergolio pranoi se edhe ligjet aktuale shkarkojnë nga detyra të gjithë peshkopët neglizhentë ndaj këtyre rasteve, por ai kërkon një përkufizim më të saktë të arsyeve të rënda që çojnë në shkarkimin nga detyra.

Dekreti thekson se Kisha i do të gjithë bijtë e saj, por kujdeset dhe mbron në mënyrë të veçantë ata që janë të dobët dhe të pambrojtur. Shumë peshkopë kanë mbuluar abuzimet me fëmijë duke mos i raportuar rastet në polici, por në vend të kësaj autorët transferoheshin nga një famulli në një tjetër.

Zëdhënësi i Vatikanit u citua nga agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë se Papa kishte krijuar edhe një grup juristësh për ta ndihmuar atë të marrë vendime që mund të rezultojnë në shkarkimin e një peshkopi. Papa Frencesku ngriti një komision në Vatikan për të implementuar praktikat më të mira në lidhje me rastet e abuzimit, në vitin 2014 pas disa skandaleve që tronditën të gjithë botën.

Ati i Shenjtë shkroi në rrjetin social twitter: Le të dëgjoj britmat dhe vuajtjet e atyre fëmijëve, s’ka familje pa shtëpi, ska fëmijë pa fëmijë.

Temat
Përgjithshme

Të afërta