Shqipëria ka mposhtur me rezultatin 3-1 Katarin në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Austri.
Një ndeshje e cila është dominuar totalisht nhga skuadra e De Biazit, i cili pati mundësinë të sfidojë në këtë sfidë të gjithë futbollistët për të përzgjedhur 23 lojtarët që do të përfaqësojnë vendin tonë në finalet e kampionatit Europian “Francë 2016-të”.
Edhe pse ishte skuadra e katarit e cila kaloi e para në avantazh që në minutën e dytë të takimit, kuq e zinjtë e drejtuar nga De Biazi arritën të përmbysin gjithçka.
Ajeti, Lenjani dhe Sadiku ishin heronjtë e takimit.
Temat
Përgjithshme