Origjina serbo-malazeze e gruas së ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha

Nëse formularët e Ligjit të Dekriminalizimit do përfshinin edhe bashkëshortet, Berishës veç ditëlindjes do ti dilte edhe një problem tjetër.

Është folur gjatë për origjinën serbo-malazeze të gruas së kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ka me dhjetëra aludime që i gjen tashmë në faqe të ndryshme informative në internet se emri i saj i parë ka qenë Sllobodanka, që në shqip përkthehet Liri.

Më pas doli në pah se nënën e saj e quanin Milica.

Ky është një fakt i konfirmuar: e ëma e znj. Berisha quhet pikërisht Milica, edhe pse përpara disa vitesh, zonja Liri Berisha duket se e ka modifikuar emrin e nënës së saj duke e bërë… Milika.

Diferenca dhe dallimi bie menjëherë në sy kur krahason gjeneralitetet e Liri Berishës me të të vëllait të saj, shtetasin Agim Ramaj në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile.

Z.Ramaj e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milica”, ndërsa zonja Berisha e ka të shënuar emrin e të ëmës si “Milika”.

Mendohet se ndryshimi dhe modifikimi i emrit në regjistrin e gjendjes civile është bërë pas viteve 90’. Arsyet janë të paqarta por ajo që dihet është se bashkëshorti i saj Sali Berisha në këto vite drejtonte Shqipërinë.

Regjistri i gjendjes civile ku “DITA” konstatoi këtë ndryshim të emrit të nënës së zonjës Berisha është rifreskuar për herë të fundit në vitin 2008.

Gabim? Kaq shumë vite duhet të jenë të mjaftueshme që një person ta konstatojë lapsusin kur shkon të terheqë certifikatën, kështuqë nëse emri vazhdon të jetë me lapsus, i bie që zonja Berisha ka vite e vite që nuk është interesuar për ndonjë dokument pranë gjendjes civile.

emri_sl

Emri2_sl

Liri Berisha është e bija e Rexhepit dhe Milicës. Rexhep Ramaj është një shqiptar i Malit të Zi dhe është martuar hershëm me shtetasen “Milica”, mbiemri i vajzërisë të së cilës është ende i pakonfirmuar tërësisht.

Mbiemri nga nëna i zonjës Berisha mund të jetë Bulatoviç. Me këtë mbiemër rezultojnë të paktën tre figura shtetërore të rëndësishme të Malit të Zi dhe Serbisë.

Politikani më i lartë që ka mbajtur mbiemrin Bulatoviç është Momir Bulatoviç. Ai ka qenë edhe President i Republikës Federale të Malit të Zi, por edhe kryeministër i Jugosllavisë në vitet 90’.Është pikërisht zyrtari që erdhi në Shqipëri në vitin 1994, u takua me Berishën dhe i kërkoi thyerjen e embargos për furnizimin me naftë të Ish-Jugosllavisë, kërkesë që sikurse e ka pranuar dhe zoti Berisha, u miratua nga pala shqiptare dhe u vu menjëherë në zbatim.

liri_sb

Një tjetër Bulatoviç (Pavle) ka shërbyer në vitet 90’ si Ministër i Mbrojtjes së Ish-Jugosllavisë dhe konsiderohej si një ndër besnikët më të mëdhenj të Ish-Presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.I treti në listë nga Bulatoviçët e rëndësishëm është Predrag Bulatoviç.

Ai ka qenë drejtues i Partisë Popullore Socialiste malazeze dhe një kundërshtar i egër i pavarësisë së Malit të Zi.

Afiniteti i Berishajve me politikanë, biznesmenë apo me “frymën” serbe në moment të caktuara, duket i shumëpërsëritur në vite. Në vitin 1998, Nexhmije Hoxha në një intervistë për revistën “KLAN”, tha se kur u propozua emri Berishës për të qenë doktor i Enver Hoxhës, ajo i kërkoi shërbimit sekret dosjen e tij.

Zonja Hoxha u shpreh se zbulimi shqiptar kishte të dhëna se të afërmit me origjinë serbe të zonjës Berisha ishin tejet të lidhur me shërbimet jugosllave, ndaj dhe ky element e pengoi asokohe Berishën për të qenë doktor i Hoxhës.

Akuzat për mbajtjen e Shqipërisë në konflikt të përhershëm politik dhe prishja e rendit në vend sa herë në Kosovë kishte trazira janë akuza të shpeshta për Berishën

Nëse të gjitha sëbashku janë thjesht rastësi, atëherë Berisha është… atdhetari më i pafat në rruzull.

Fatos Klosi ish-kreu i shërbimeve secrete ka pohuar që pas sulmit ndaj Kryeministrisë më 1998 dhe pas varrosjes së A. Hajdarit, me një urdhër gjykate është përgjuar për disa ditë telefoni i zyrës së Sali Berishës.

Biseda ka ndodhur 3-4 ditë pas 14 shtatorit, dhe zhvillohej në anglisht, por verifikimet e analizat e shërbimit sekret arritën në konkluzionin se ‘urdhëruesi’ duhej të ishte një shqiptaro-malazez (në atë kohë Mali i Zi ishte ende pjesë e federatës me Serbinë).

Klosi sjell faktin se nga ai telefon është biseduar edhe “për të gjetur 300-400 burra të armatosur” për 14 shtatorin./DITA

Temat
OpinionePërgjithshme

Të afërta