‘Provokacia’ sërish në Beograd, ja çfarë flamuri shqiptar përdor Vuçiç (FOTO)

Deformimi i flamurit kombëtar shqiptar ka marrë përmasa shqetësuese.

Për më keq, as autoritetet shtetërore në Tiranë e as ato në Prishtinë, nuk ndërmarrin asnjë veprim për të rregulluar këtë defekt që ka nisur të shndërrohet edhe në praktikë zyrtare.

Të prodhuar diku në ndonjë shtet të Azisë, ata kanë ardhur fillimisht në shtetet e Shqipërisë e Kosovës, që të përdorën për raste të ndryshme, kryesisht gjatë festave për të zbukuruar rrugë e sheshe.

Por flamuri i bastarduar kombëtar me sfond të kuq e shqiponjë të zezë dykrenore, nuk po përdorët më vetëm për të zbukuruar sheshet në Tiranë e Prishtinë.

Flamuri kombëtar me shqiponjën e deformuar pikërisht tek gjuha dhe sqepi i saj, kanë filluar të zënë vend edhe në pritjet zyrtare shtetërore.

Flamuri kombëtar shqiptar i deformuar që po shitet shesheve e rrugëve

timthumb.php_

flamur i tillë i çoroditur, ndoshta pa fajin e tyre, shihet edhe në pritjen e lartë zyrtare të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili i bëri sopranos së madhe shqiptare, Inva Mula.

Sopranoja shqiptare, me babanë me origjinë nga Gjakova e nënën me origjinë nga Rusia, u prit me nderime të larta nga kryeministri serb me rastin e vënies në skenë në teatrin Kombëtar të Serbisë në Beograd, të operës “La Boheme” të Giacomo Pucinit.

Sopranoja shqiptare pritet në Beograd nga kryeministri serb me flamur të deformuar

Inva-Mula-e-Vuciq-ne-Beograd-768x432-1 (1)

Temat
FunPërgjithshmeRajon

Të afërta