Çfarë i ndodhi Aziz Salihut në momentin kur Kosova u pranua në UEFA?

Nga gëzimi që Kosova u pranua në UEFA, legjenda e boksit tha se gati ka pësuar infarkt. Ai thotë se sporti kosovar do t’i bëjë të gjitha vendet që ta pranojnë si shtet Kosovën.

Legjenda kosovare e boksit, Aziz Salihu, është i lumtur që Kosova çau murin izolues në futboll.

Në ditën kur UEFA e pranoi Kosovën, bartësi i medaljes olimpike në boks tha për kallxo.com se ky është një sukses historik i Kosovës.

“Për pak kesh t’u marrë infarkt. Me të vërtetë është kënaqësi e madhe që p’i shohin edhe Qeveria se çka do të thotë sporti”, tha për kallo.com, Aziz Salihu.

Ai shtoi se sporti është ambasadori më i mirë për Kosovën.

“Sporti është një ambasador. Kjo ka qenë një gjë që me të vërtetë është kënaqësi, dhe nuk zë besë se një shqiptarë sot është mërzitur. Kënaqësia më e madhe e jemja është bërë kjo që u pranuar Federata e Futbollit, se futbolli është emër botëror”, shtoi Salihu.

Ish- boksieri shtoi se politika qeverisëse në Kosovë nuk ekziston por sporti dëshmoi se ekziston dhe sportistët e kanë dëshmuar dhe kanë arritur qëllimin dhe kanë fituar atë që e meriton Kosova.

Temat
PërgjithshmeSportVend

Të afërta