Ja sa kanë qenë investimet direkte të huaja për dy muajt e parë të vitit 2016 në Maqedoni

Të dhënat më të reja të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) tregojnë se për dy muajt e parë të vitit 2016, investimet e huaja direkte kanë arritur vlerën prej 34.2 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në janar, investimet direkte të huaja të regjistruara, arritën në 1.59 milion euro, ndërsa në muajin shkurt, këto investime arritën në 32.65 milion euro.

Krahasuar me pesë vitet e fundit, invesimet direkte të huaja në dy mujat e parë të këtij viti, janë më të ultat.

Temat
Përgjithshme

Të afërta