Vuçiq: Jam i befasuar me deklaratat e Brukselit për Asociacionin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe normat e saj. Duke reaguar ndaj...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të themelohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe normat e saj.
Duke reaguar ndaj deklaratës së zëdhënës së BE-së, Maja Kocijançiç, e cila tha se ky asociacion do të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës, Vuçiq kërkoi që t’i tregojnë atij ku është e shkruar një gjë e tillë.

Vuçiq po ashtu u shfaq i befasuar nga ky deklarim. “Jam i befasuar me një deklaratë të tillë . 100 herë e kam thënë në Bruksel se Asociacioni themelohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Dua të na tregojnë se ku është e shkruar kjo gjë në marrëveshjen e Brukselit, unë e di përmendësh marrëveshjen e Brukselit, ju mund ta gjeni atë në faqen e qeverisë, të presidentit, të zyrës për Kosovë, një gjë e tillë nuk shkruhet askund”, tha presidenti serb për RTS mbrëmjen e së martës, përcjell KosovaPress.

Ai shtoi se tani me rëndësi është “paqja e brendshme e Serbisë”.

Përderisa Kosova po këmbëngul që Asociacioni të bëhet në bazë të Kushtetutës së saj, përfaqësuesit e Listës Serbe, së bashku me Qeverinë serbe, kërkojnë që themelimi i tij të ndodhë duke pasur për bazë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Temat
Përgjithshme

Të afërta