Derisa ishte duke bërë videon e radhës për audiencën e filmon vdekjen e tij nga kati i 62-të

“Ylli” kinez i cili ishte i njohur në internet për videot dhe fotografitë e rrezikshme që bënte në lartësira të mëdha, ka gjetur vdekjen e tij pasi ka rënë nga kati 62 i një rrokaqielli.

Wu Yonging, 26 vjeç, kishte hipur në krye të Qendrës Ndërkombëtare Huayuan në Changsha, kryeqyteti i provincës Huan, ku edhe humbi kontrollin dhe ra poshtë.

Incidenti është kapur nga një kamerë që vetë Wu e kishte vendosur në pjesën tjetër të ndërtesës për të regjistruar vetën, transmeton Indeksonline.

Wu vdiq më 8 nëntor, por vdekja e tij u konfirmua tek tash nga anëtarët e familjes pas shqetësimit të ndjekësve të tij, të cilët u shqetësuan pse nuk ishte postuar asnjë video në llogarinë e tij në mediat sociale për një muaj.

Autoritetet lokale që kanë hetuar rastin e kanë përshkruar këtë ngjarje si një aksident.

Temat
Përgjithshme

Të afërta