Këto janë shenjat që tregojnë se jeni në punën e duhur

Shumë persona kalojnë një pjesë të mirë të ditës në punë. Një sondazh i Gallup tregon se të rriturit në Amerikë punojnë rreth 47 orë në javë.

Duke marrë parasysh kohën që i kushtoni punës, është e rëndësishmë që të dini nëse është puna e duhur dhe këto shenja e tregojnë.
– Koha kalon pa e menduar në punë. Ndonjëherë habiteni kur shihni sa shpejt kanë kaluar orët e punës, ndërkohë që keni qenë duke bërë ndonjë detyrë. Kjo tregon se është puna perfekte. – Sfidoni veten dhe ndërmerrni rreziqe. Arrini që të shtyni veten për të dalë nga rutina e përditshme për të bërë dicka tjetër, qoftë edhe gabim. – Nuk keni nevojë për kafe cdo mëngjes. Ndoshta e merrni kafenë tuaj me nxitim gjatë rrugës për në punë, por kjo nuk ju ndihmon që të qëndroni zgjuar. Energjia juaj vjen nga dëshira për të punuar, jo nga kafeina.

– Shefi ju shtyn. Nëse mendoni që fakti se keni një shef të sjellshëm është shenjë e mirë, nuk është e vërtetë. Në fakt ato janë thjesht për të shmangur konfliktet. Shefat e mirë dijnë kur të jenë mbështetës që të shtyjnë punonjësit për të punuar më shumë. – Kolegët janë miqtë tuaj. Nëse personat që punojnë në të njëjtin ambient me ju janë të shoqërueshëm, atëherë jeni në vendin e duhur.
Fakti që ka konkurencë bën që të ketë aktivitet të lartë në punë, por nuk e shkatërron afrimitetin.

Temat
Përgjithshme

Të afërta