‘Pse nuk m’i ke qepur pantallonat?’ këto janë fjalët e fundit të burrit që vrau gruan në Kavajë

Pak orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Kavajë, janë zbuluar fotot e viktimës dhe të autorit.

Ata janë fotografuar në oborrin e shtëpisë së tyre. Sipas fqinjeve dhe te afermeve, cifti merrej me bujqësi e blegtoria, përveç rritjes së gjelave të detit, kishin edhe një serë afër banesës, me fitimet e së cilës, përballonin jetesën.

Samiu dhe Sosja ishin prindër të pesë fëmijëve, 3 djemve dhe dy vajzave, të cilat pas divorcit ishin kthyer në shtëpinë e prindërve duke i shtuar më shumë hallet, raporton “BW”.
Burimet policore thanë se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë e momentit pasi Samiu i ka kërkuar llogari të shoqes për një palë pantallona të paqepura.

Pas ngjarjes së rëndë ku një grua është vrarë nga burri i saj, janë zbuluar dhe foto nga vendi ngjarjes, gazetari i “Panorama” Leonidha Musaj ka shkuar në vend ngjarje dhe na sjell foto dhe video nga situata që është në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Krim i rëndë brenda familjes në Kavajë. Burri ka vrarë me thikë gruan në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Mësohet se viktima eshte Sose Metushi dhe autori Sami Metushi.1
Njoftimi i policisë

Me date 23.11.2017, rreth ores 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje:
Menjeher në vendgjarje kanë mberritur shërbimet e Policise dhe Ambulaca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M.

Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit S.M. i cili ështe dërguan në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Temat
Përgjithshme

Të afërta