Befason aktorja e njohur: Dua të luaj rolin e Donald Trump

Helen Mirren është aktorja e famshme britanike e vlerësuar me disa çmime dhe me një karrierë të pasur kinematografike, karrierë e cila brenda saj mbart edhe role të fuqishme edhe si ai i mbretëreshës Elizabeta.

Së fundmi ajo është shprehur se do të dëshironte të luante edhe rolin e Donlad Trump.“Do të isha qesharake sa Trumpi,” i tha Mirren reporterit të Hollivudit.

Aktorja legjendare nga Britania ka shtuar më tej: “Do të më pëlqente ta luaj këtë rol. Pothuajse edhe flokët e mija janë të ngjashme me flokët e tij ! Do të ishte një rol i jashtëzakonshëm”, ka thënë ajo.

Mirren, e cila tani është 72 vjeçare, tha se nuk do ta kishte të vështirë ta kopjonte karakterin e Presidentit. Epo kjo tingëllon pak e çuditshme apo jo?

Temat
Përgjithshme

Të afërta