Dimri “pushton” Shqipërinë, i ftohti vjen pa lajmëruar

Pjesa e parë e ditës së sotme dominohet nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë por zonat kufitare lindore do kenë vranësira kalimtare.
Mesdita dhe pasditja sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, kushte të cilat mbeten dominante edhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë në mëngjes por pritet rritje e lehtë në mesditë, në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë mesatare por paradite deri e fortë, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verilindor – verior duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Për ditët në vijim pritet një mot i paqëndrueshëm. Kjo do të çojë në një ulje drastike temperaturash që do të sjellë reshje të dendura shiu dhe dëbore.

Temat
Përgjithshme

Të afërta