Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Njerëzit ose do të tradhtojnë ose do të qëndrojnë besnikë, por ta zbuloni se cilës kategori i përket burri juaj, mund të jetë paksa e vështirë.

Megjithatë, ekspertët kanë zbuluar një metodë e cila mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse partneri është tradhtar apo jo: përgjigja është te duart tuaja! – transmeton Telegrafi.

Sekreti i cili e zbulon një tradhtar gjendet në gjatësinë e gishtit tregues.

Sipas studimit nga Universiteti i Oksfordi dhe Universiteti Northumbria, meshkujt dhe femrat kryesisht ndahen në dy grupe: ata të cilët i pëlqejnë lidhjet e shpejta dhe afatshkurta, si dhe ata të cilët e preferojnë dashurinë afatgjate.

Ndërsa pasi shumica e të anketuarve kishin treguar se nuk janë besnikë ndaj partnerit, hulumtuesit britanikë kishin zbuluar se aq më i shkurtë që është gishti tregues i një personi në relacion me gishtin e unazës, aq më i prirë për të qenë tradhtar është ai.

Ndërsa njerëzit të cilët gishtin tregues me gishtin e unazës i kanë të barabartë për nga gjatësia, thuhet se janë më besnikët dhe se u pëlqejnë lidhjet afatgjate.

Temat
Përgjithshme

Të afërta