Horror në qendrën tregtare në Poloni, sulmuesi godet njerëzit me thikë nga mbrapa (VIDEO)

Një grua është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur pasi janë sulmuar me thikë nga një person në një qendër tregtare në Poloni, ditën e sotme.

Një zëdhënës i policisë në qytetin Stalowa Wola tha se një 27-vjeçar banor i këtij i qytet u arrestua shumë shpejt pas sulmit të kryer pasditen e sotme në një nga qendrat tregtare në jugperëndim të këtij shteti.

Anna Klee, zyrtare policie bëri të ditur për agjencinë e lajmeve PAP se një 50 vjeçare mbeti e vrarë nga sulmi me thikë dhe të paktën 7 persona u plagosën.

“Ai po sulmonte njerëz nga prapa, duke i goditur me thikë,” i tha Klee PAP ndërsa shumë shpejt është vënë në prangat e policisë.

Temat
Përgjithshme

Të afërta