Zjarr në një banesë në Gjirokastër, rrezikohen edhe tre shtëpi të tjera

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në një shtëpi në Gjirokastër.

Zjarri ka përfshirë një banesë në fshatin Saraqinishtë, në njësinë administrative Antigone të Gjirokastrës, shumë pranë parkut arkeologjik të Antigonesë, shkruan Balkanweb.

Mësohet se një person që ka qenë në banesë ka arritur të dalë, ndërkohë që në rrezik nga flakët janë edhe tre banesa të tjera. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset.

Temat
Përgjithshme

Të afërta