Shkencëtarët e zbulojnë rajonin më të madh vullkanit në Tokë (Foto)

Shkencëtarët e kanë zbuluar rajonin më të madh vullkanit në Tokë – dy kilometra nën sipërfaqen e fletës së madhe të akullit që e mbulon perëndimin e Antartikut.

Projekti, i punuar nga hulumtuesit në Universitetin e Edinburgut, ka zbuluar se gati 100 vullkane – me më të lartin të gjatë sa mali Eiger në Alpe, i cili është 4.000 metra i lartë në Zvicër, transmeton Express.

Gjeologët thonë se ky rajon i madh ka shumë mundësi ta tejkalojë atë në lindje të kurrizit vullkanit në Afrikë, i cili aktualisht cilësohet si rajoni më i dendur vullkanit në botë.

Aktivitetet e kësaj madhësi mund të kenë pasoja shqetësuese, sipas shkencëtarëve.

“Nëse njëri prej këtyre vullkaneve do të shpërthente, do të mund ta destabilizonte edhe më tej fletën e akullit në perëndim të Antarktikut,” ka thënë eksperti i akullnajave, Robert Bingham, i cili po ashtu është njëri prej autorëve të projektit.

“Çfarëdo që e shkakton shkrirjen e akullit – gjë që sigurisht do ta shkaktonte shpërthimi i vullkanit – ka mundësi ta përshpejtojë rrjedhën e akullit në det. Por pyetja kryesore është: sa aktiv janë këto vullkane? Kjo është diçka të cilën duhet ta gjejmë sa më shpejt që është e mundur,” ka shtuar ai./Express/

Temat
Përgjithshme

Të afërta