Vrimë në motor, aeroplani detyrohet të kthehet në aeroportin e Sidnejit (Foto/Video)

Një aeroplani i kompanisë ajrore “China Eastern” është detyruar të kthehet prapa në Aeroportin e Sidnejit, pas një defekti teknik që shkaktoi një vrimë të vërtetë në motor.

Fluturimi “MU736” ishte nisur nga Sidneji drejt Shangait, por piloti raportoi probleme me motorin një orë pas nisjes në fluturim.

Pasagjerët, që u detyruan të kalonin natën në Sidnej, u thanë medieve se ndien diçka të digjej brenda aeroplanit. Mjeti i fluturimit “Airbus A330” u ul pa probleme dhe nuk u raportuan lëndime.

Imazhet që qarkullonin në mediet sociale tregonin një vrimë të madhe në njërin nga motorët. Disa pasagjerë thanë edhe se kishin dëgjuar një zhurmë të madhe nga motori i majtë, pak pas nisjes së fluturimit.

“China Eastern” tha ndërkohë se, ekuipazhi kishte kuptuar situatën jonormale në motorin e majtë në kohë dhe kishte vendosur të kthehej në Aeroportin e Sidnejit. Më pas, përcjell tch, të gjithë pasagjerët u vendosën në një avion tjetër të hënën.

Autoritetet e sigurisë ajrore tani kanë nisur hetimin. Ekspertët flasin për një mori mundësish që mund të kenë shkaktuar problemin, mes të cilëve edhe mirëmbajtja e aeroplanit.

Temat
Përgjithshme

Të afërta