Çifti shkakton kaos në qytet për një darkë romantike

Një cift ka shkaktuar kaos në trafikun e Londrës, pasi kanë zgjedhur që të dalin për një darkë romantike në mes të qytetit.

Në një video të publikuar nga Dailymail, dallohet se si makinat i bien borisë që rruga të lirohet, ndërkohë që ata e shijojnë darkën pa u shqetësuar.

Për një moment, djali filloi ti bërtiste një makine pasi duket se nuk ndihej i qetë prej panikut që ata përhapnin, ndërkohë që trafiku shtohej në cdo moment.

Nuk dihet nëse këta janë marrë nga policia, apo janë larguar vetë nga rruga duke bërë që qarkullimi të vazhdojë normalisht.

Temat
Përgjithshme

Të afërta