Histori e pazakontë: Refugjatja bie në dashuri me policin kufitar, që në shikimin e parë (Foto)

Kjo është një histori dashurie e pazakontë; ajo është një refugjate myslimane nga Iraku, ai një polic kufiri i krishterë nga Maqedonia. Por ata thonë se ishte dashuri me shikim të parë.

Një ditë, marsin e shkuar, 20-vjeçarja Noora Arkavazi dhe familja e saj; prindërit, vëllai më i vogël dhe motra, arritën kufirin serb.

Ata ishin larguar nga shtëpia e tyre në Diyala, Irak, muaj më parë, me shpresën për të mbërritur në Europë e për t’i shpëtuar konfliktit të përgjakshëm mes militantëve të ISIS dhe koalicionit qeveritar në Irak.

“Po udhëtonim si mijëra refugjatë të tjerë”, rrëfen ajo, përcjell GSH.

Bobi Dodevski ishte i vetmi oficer policie në detyrë që fliste anglisht atë ditë.

Noora dhe Bobi thanë për CNN se ranë në dashuri me njëri-tjetrin menjëherë dhe në qershor u martuan. Çifti tani jeton në Kumanovë, Maqedoni.

Në muajt që pasuan takimin fatlum mes Bobi dhe Noora, familja e saj vazhdoi rrugëtimin për në Gjermani, ku kërkuan azil.

Ajo vendosi të qëndronte në Maqedoni me Bobin. Noora flet disa gjuhë, kështu që tani i kalon ditët duke punuar për Kryqin e Kuq.

Bobi, i cili ka punuar si oficer policie për 15 vjet, është zhvendosur në kufi vitin e shkuar për shkak të krizës së refugjatëve.

Temat
Përgjithshme

Të afërta