As Apeli nuk i jep liri ish-drejtorit të Burgjeve të akuzuar për korrupsion
Ish-drejtori i Burgjeve Iljaz Labi do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e tij për të shfuqizuar masën e sigurimit personal të arrestit me burg.Korrupsion me tenderë, arrestohet zv.drejtori i përgjithshëm i burgjeve
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për zv/drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Iljaz Labi, i dyshuar për “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë”, si edhe për administratorët e 4 kompanive private, të dyshuar për “korrupsion aktiv”, gjatë procedurave të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.