Tensione të reja në qiell, “Tornadot” pas dy bombarduesve rusë

Britania ka dërguar avionët e saj “Tayphoon”, për të mbikëqyrur dy bombarduesit fluturues rusë pasi janë parë në afërsi të hapësirës ajrore britanike.

Incidenti i fundit mes vendeve ndodhi në fund të vitit të kaluar kur avionët rusë kaluan pranë hapësirës ajrore britanike, e cila është shpesh herë është mënyrë e testimit se sa shpejt mund të reagojnë kolegët e tyre britanikë, shkruan Reuters.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi angazhuar aeroplanë “Typhoon” nga baza Losmutu dhe Koningsbiju për të ndjekur dy bombarduesit rusë, pasi ata kishin prekur në zonën e interesave britanike”, thoshte në deklaratën e lëshuar nga zëdhënësi i Forcave Ajrore Mbretërore Britanike, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, Ministra ruse e Mbrojtjes njoftoi se dy bombarduesit rusë Tu-160 nuk kanë shkelur asnjë ligj ndërkombëtar të patrullimeve në ujërat neutrale.

Zëdhënësi i ministrisë në fjalë, Igor Konashenkov, tha se të gjitha fluturimet që ka bërë Rusia janë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe nuk kanë shkelur kufijtë, por avionët britanikë po mbikëqyrin ata rusë, sipas tij kjo nuk është e drejtë dhe paraqet provokim.

Temat
BotëLajme

Të afërta