Ushtrim i thjeshtë për bark të rrafshët, vetëm 1 minutë në ditë (Video)

Të kesh një trup të bukur dhe të formësuar është ëndrra e çdo njeriu, por është diçka që vetëm pak persona prej nesh mund ta arrijmë. Megjithatë, duket se ka një zgjidhje të lehtë.
Gazeta Express sot ju tregon një metodë të thjeshtë për djegien e dhjamit në belin tuaj, duke bërë një ushtrim të thjeshtë për vetëm 14 ditë.

1. Ngrihuni dhe qëndroni drejtë me këmbë të hapura. Kapni dy skajet e një peshqiri të mbështjellë dhe shtrijeni atë vertikalisht para jush. Pa e humbur qëndrimin ose pa e reduktuar shtrëngimin e peshqirit, lëvizni krahët e shtrirë në të djathtë, pastaj lartë, duke përshkruar një gjysmërreth mbi kokën tuaj. Më pas lëvizni krahët, ende duke e mbajtur peshqirin, drejt në anën e majtë të trupit tuaj.

2. Pasi keni ndryshuar pozitën e krahëve tuaj (shihni fotot për udhëzim), kthejeni lëvizjen në një tjetër gjysmërreth në anën e kundërt, transmeton Gazeta Express.

3. Lëvizjet e krahëve tuaj duhet të krijojnë një figurë të numrit tetë. Por mbajeni në mend: duhet të siguroheni që këmbët tuaja të lëvizin sa më pak që të jetë e mundur.

Kështu do të duhej të dukej ushtrimi në praktikë:


Ky ushtrim duhet të kryhet për një minutë, dy deri në katër herë në ditë. I aktivizon muskujt e barkut dhe gjithashtu i forcon muskujt e krahëve.

Rezultatet do të jenë më të dukshme pak para se të filloni javën e dytë.

Temat
Fun

Të afërta