Ky është njëri nga të plagosurit me armë zjarri te Parku i Qytetit (Foto)

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot afër parkut të qytetit në Prishtinë ka lënë të plagosur dy persona me armë zjarri.

Lajmi.net merr vesh se njëri nga të plagosurit është Eron Agaj.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Flora Ahmeti zëdhënëse, ka deklaruar për lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 12, ku kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar menjëherë në QKUK.

Sipas dëshmitarëve, njëri nga të plagosurit ka qenë duke ngasur skuterin i cili shihet në foto.

Një dëshmitar ka thënë për lajmi.net se njërin nga të plagosurit e ka bartur një taksist për në emergjencë.

eronaaq

Temat
LajmeVend

Të afërta