Flet dëshmitari për plagosjen te Parku i Qytetit (Video)

Një dëshmitar ka folur për lajmi.net për plagosjen me armë zjarri që ndodhi para pak minutash te Parku i Qytetit në Prishtinë.

Dëshmitari thotë se tre persona kanë qenë të përfshirë në ngjarje. Fillimisht ata janë rrahur ndërmjet veti me gjësende të forta, pastaj njëri nga ta, ka shti me armë në drejtim të dy të tjerëve ku i ka lënë të plagosur.

Dëshmitari i moshuar thotë se njëri nga ta njihet me nofkën “Cuxi”, ndërkaq për të tretë thotë se njihet si djem që shkaktojnë shpesh herë probleme në lagje.

Temat
LajmeVend

Të afërta