Elimino stresin duke përdorur këto mënyra të thjeshta

Lajmi i keq? Nuk ekziston asnjë mënyrë që në të vërtetë heq qafe stresin. Lajmi i mirë? Stresin mund ta menaxhosh. Një ‘ekspert stresi’, Dr. Pete Sulack, ka një mënyrë për ta bërë këtë.

“Stresi nuk është një dramë apo një aftat i caktuar”, – thotë Dr. Sulack. “Stresi është një barrë toksike e trupit dhe kjo gjendje konsiderohet një efekt anësor në jetën tonë moderne.” Ndërsa thekson se për ta eliminuar stresin është e pamundur, Sulack flet për një mënyrë me anë të së cilës mund ta mbash gjendjen nën kontroll.

Detoksikimi

Për shkak se stresi mund të jetë një gjendje konstante dhe “nën stres, trupi ndihet i pafuqishëm dhe i ngarkuar me një barrë toksike” Dr. Sulack thotë se ne duhet t’ia heqim trupit çdo ditë helmet. Kështu, ndër të tjera, ai këshillon:

Eliminimi i yndyrës

Ushqimi me zarzavate

Banjat me ujë të ngrohtë

Masazhet

Pirja e ujit, sa më shumë të mundesh në ditë (deri në 3 litra)

Djersitje (ushtrime, palestër, yoga)

Përdorimi i vajrave esencialë

Nëse çdo mëngjes do ta nisje ditën me të paktën një nga këto mënyra, atëherë niveli i stresit në trup do të ulej ndjeshëm dhe pas një kohe të shkurtër, mëngjeset nuk do t’i kesh të ngarkuara.

elimino-635x358

Temat
FunShëndet

Të afërta