Edhe Kaçaniku kultivon rock muzikën

image

Rock grupi “Fortuna” nga Kaçaniku, karrierën muzikore kanë filluar nga vitet e 70’ta me anëtarët Naser Burrniku, Sylejman Shehu, Gazmend Bajra, ndërsa më vonë janë inkuadruar Kemal Shehu dhe Skender Axhami.

Suksesin më të madh, ky rock grup e ka arritur pas luftës, duke sjellur para publikut disa këngë, siç janë: Të kërkoj besë, Voglushja ime, A jetohet pa dashuri, Duro, Malli për qytetin tim dhe së fundi, këngën Sytë e tu, e cila ka edhe videoklipin.

Tash grupi ka anëtarët e rinjë, të cilët nga paslufta performojnë me këtë grup, e ata janë Zijadin Raka (Ziko) – daullist, Arlind Hysa (Lindi) – kitarist, Lulzim Shehu (Luli) – bas kitarë, Kemal Shehu ritëm kitarë, dhe vokalisti i grupit Haziz Shehu (Zizi).

Së shpejti grupi pritet ta lansoj një këngë të re.

Ja dhe videoklipi:

Temat
Showbiz

Të afërta