Reagon Xhamia “Isa Beu” në Shkup: Distancohemi nga veprimet e shpifura të disa individëve
Një faqe në facebook, që pretendohet te jetë faqja origjinale e xhamisë "Isa Beu" në Shkup, kanë bërë një postim, ku në emër të kryesisë së xhamisë janë distancuar nga disa individë, të cilët përmes faqeve të rrejshme në rrjetet sociale, kanë tentuar të mbledhin fitrat dhe zeqatin dhe i kanë keqpërdorur.