Ministria e Diasporës, Dialogut dhe e Integrimeve Europiane shkrihen në MPJ
Zvogëlimi i numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës do të ndodh shumë shpejtë. Telegrafi merr vesh se të parat që do t’i nënshtrohen këtij procesi janë Ministria e Diasporës, Ministria e Dialogut dhe ajo e Integrimeve Europiane, të cilat do të shkrihen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Enver Hoxhajt.