Ish-zëvendësministri vodhi veturën e shtetit për katër muaj, Prokuroria s’e hetoi
Mbi 3 mijë e 700 ka shpenzuar një zëvendës ministër i Qeverisë së Kosovës vetëm në karburante, brenda një periudhe katër mujore. Për më keq, Zyra e Auditorit ka gjetur se zëvendësministri kishte bërë këtë shpenzim pas përfundimit të mandatit të tij dhe se nuk kishte pranuar ta kthente veturën e shtetit për katër muaj rresht.