Drejt një qasjeje të re ndaj dialogut
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, praktikisht është pezulluar për një fazë të gjatë dhe tashmë ekzistojnë edhe sinjale se Bashkimi Evropian do ta ndryshojë qasjen ndaj këtij dialogu, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.