Gërxhaliu: Këtë të mërkurë nisin gërmimet për varrezën e dyshuar në UP
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se gërmimet e terrenit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, për kontrollin e një lokacioni, të dyshuar për një varrezë, do të fillojnë ditën e mërkurë, më 13 korrik.E tmerrshme: Dyshohet për varrezë masive afër kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës (Video)
Prokuroria Speciale e Kosovës do të duhet që së shpejti të urdhërojë fillimin e gjurmimeve brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, afër kishës së kontestuar ortodokse.