Tërhiqet pak LDK’ja, ofron gjysmën e truallit të saj për Ambasadën e Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të kërkojë nga Komuna e Prishtinës ndarjen e truallit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë, duke ndjekur procedurat e parapara me ligj.