Peticion për heqjen e pikave të pagesës rrugore në Maqedoni

Në online platformën “change” është ngritur një peticion për shfuqizimin e pikëpagesave në Maqedoni e cila deri më tash ka rreth 1.000 nënshkrues, ndërkaq kërkesa do të dorëzohet te Agjencia për rrugë shtetërore.

“Shuqizimi i pikëpagesave dhe aplikimi i ‘vinjetës’ do ta lehtësonte lëvizjen në rrugët e Maqedonisë. Gjithashtu, në mënyrë drastike do të ulej rrëmuja para pikëpagesave, sidomos në kohën kur në vend tranzitojnë turistë. Rrugët lokale do të lehtësohen nga automjetet me ngarkesë, të cilët frekuentojnë këto rrugë duke u ikur pikëpagesave. Ndërkaq, të punësuarit do të duhej të shpërndahen si kontrollorë dhe shitës të “vinjetave”, është ideja e peticionit, transmeton portalb.mk.

Nëse doni të nënshkruani peticionin, lidhuni në këtë LINK.

Temat
Rajon

Të afërta