“Forcat kanë marrë kontrollin e lagjeve të banimit të zonave përreth lumit, përfshirë Domezin, al-Mazarin dhe Sumerin si dhe aktualisht forcat po përfshijnë zonat e militantëve”, tha gjeneralmajor Maan al-Saadi.
“Trupat po avancojnë gjithashtu drejt zonave veriore nga ana e lumit”, shtoi ai.
Forcat irakiane, të mbështetura nga forcat ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po avancojnë me fushatën e nisur në mes të muajit tetor për të rimarrë Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut, që ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik që nga mesi i vitit 2014.
