Krejt familja Xhaka në stadium për ta shikuar Granitin (Foto)

Arsenal ka shënuar fitore e radhës në Ligën Premier.

Gjatë gjithë ndeshjes në fushë ishte i pranishëm edhe Granit Xhaka.

E në shkallët e stadiumit ishin të pranishëm edhe familjar të Graniti, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ishte e fejuara Leonita, prindërit dhe i vëllai, Taulanti ndërsa përkrah tyre gjendet edhe Shkodran Mustafi, futbollisti i Arsenalit që mungon ka disa javë shkaku i një lëndimi.

Ndryshe, Arsenal triumfoi me rezultat minimal prej 1-0 kundër WBA-s.

Temat
Sport

Të afërta