Limaj: JO “Zajednica”, PO Ushtria, PO liberalizimi i vizave, JO asnjë centimetër tokë e falur

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në fjalimin e tij para mijëra protestuesve ka thënë se sot në sheshin “Skënderbeu” po i bën prapë thirrje qeverisë që të jap dorëheqje.

Ai ka thënë se që nga dita e parë qeveria në vend që të punoj për të mirën e qytetarëve, ajo ka nisur të shes popullin në Pazar, po i marrim vizat e po shesim tokë.

“Ne i meritojmë vizat e tokë nuk japim. Më vonë, nuk do të shkoj shumë larg, do të shihni tjetrin Pazar, do të na thonë se po e pranojmë zajednicën për të formuar ushtrinë, për të cilën ne do të themi jo. Ky koalicion e ka vetëm një preokupim gjithmonë, vetëm gënjeshtrën dhe pazarin me qytetarët”, ka thënë Limaj.

Ai theksoi se tani e tutje ky koalicion nuk do të ketë përpara vetëm një opozitë për të kundërshtuar, por edhe një opozita për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.

“Ata premtuan shëndetësi, por ajo asnjëherë nuk ka qenë më herë, ata premtuan investime direkte, qindra mijëra vende pune por nuk punësuan askënd, prandaj është koha t’i themi stop kësaj qeverie. Së bashku të punojmë për një qeverisje ndryshe dhe që përfundimisht ta largoj këtë koalicion nga skena qeverisëse”, ka thënë tutje Limaj. /Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta