Një veturë e tipit “Opel Astra” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasdites në qytetin e Fushë Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia si dhe zjarrfikësit.
Policia raporton se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.