Nëse e duam këtë vend, le të përgatitemi për zgjedhje të reja parlamentare!

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

Meqenëse, gjendja e vendit mund të rrëshqet në drejtim të ndonjë pasigurie (politike, sociale, ekonomike) të pakontrolluar, dhe si një lloj “armëpushimi” dhe shtensionimi midis qeverisë aktuale, opozitës dhe qytetarisë, jam që;

Të formohet, sa më parë: Një grup ekspertësh (mikst: pozitë- opozitë, shoqëri civile dhe ekspert) dhe menjëherë t’i hyhet përgatitjeve për NDRYSHIMIN e LIGJIT ZGJEDHOR, në mënyrë që të fillojmë të besojmë në legalitet dhe legjitimet zgjedhor !

Arsyet;

1.1. Testohen forcat dhe fuqia politike e secilit subjekt politik veç e veç te sovrani;
1.2. S’tensionohet situata dhe të krijohet klima e sigurisë për vullnetin e sovranit.
1.3. Ofrohen alternativa te reja qeverisëse
1.4. Mobilizohet qytetaria (kontingjentet e reja do hyjnë në një proces dhe atmosferë shumë më të “virgjër”zgjedhore)
2. Por, paraprakisht, duhet të formohen këto ekipet profesionale, ku tri palët do krijonin;
2.1. Grupe ekspertesh /jurist, politikolog, ekonomist, sociolog, etj./ për ta reformuar Ligjin aktual Zgjedhor.
2.2. Ligji aktual (me plotë deformitete të çoroditura, absurde dhe të dëshmuara në pesë palë zgjedhje!), duhet URGJENTISHT të balancohet me; përfaqësim politik /propozim: pozita të përfaqësohet me (3) tre përfaqësues mundësisht apolitik, opozita, gjithashtu me (3) tre tjerë apolitik, dhe tre të tjerë nga fushat: (ekskluzivisht) jurist dhe gjyqtar.
3.3. Natyrisht, këtu duhet edhe përfaqësimi i grupeve tjera (etnike) minoritare me (1) një person (të cilin duhet me rotacion ta delegojnë grupet parlamentare), dhe (1) përfaqësues (të verifikuar profesionalisht dhe moralisht!) nga prokuroria.
3. Me organizimin e zgjedhjeve të reja, do fitonte: Demokracia në vend.
Shtrohet pyetje si:
3.1. do pasurohej sfondi i relaksimit të raporteve aktuale…
3.1.1. do thellohej (për të mirë natyrisht!) si: profilizimi i (munguar) ideologjik;
3.1.2. do krijoheshin dhe forcoheshin dy blloqet aktuale barrikaduese politike.
3.1.3. do “abortohej” më natyrshëm qendra e “mesit të art”.
3.2. Me zgjedhjet e reja, secilit subjekt do t’i lejohej si “kurorëzimi” ashtu edhe “shkurorëzimi” i secilit me secilin.
3.3. Me zgjedhjet e reja, partitë (alternativat e reja!)politike me të marr votën e sovranit do të mund të lidhnin aleanca “të natyrshme” edhe “të panatyrshme”…
3.4. Me zgjedhjet e reja, do ruhej “fryma e balancimit të numrave” që “prodhoi” gjerë tani vetëm; pasiguri dhe jostabilitet!
4. Zgjedhjet e reja, me këtë ndërgjegjësim shumë më të avancuar qytetar (gjykim ky i bazuar në hulumtime empirike!), padyshim do eliminonin shumicën e deputetëve (të kontrabanduar me logjikën morbide: klanore, krahinore, servile, konformiste, etj.) që më shumë dëgjojnë shefin e partisë se sa zërin e qytetarit që i ka votuar!
5. Zgjedhjet e reja, si zgjidhje padyshim që do u hapnin derën edhe formacioneve (subjekteve) të reja teknokrate politike, të cilat do e freskonin skenën aktuale politike! Zgjedhjet e reja, do eliminonin padyshim shumicën e matrapazëve dhe mashtruesve politik; që një mënyrë apo tjetrën u (pasuruan ne kurriz të qytetarêve..) bënë shkak i; hajnisë, korrupsionit, papunësisë, varfërimit, mungesës së; sovranitetit, pavarësisë dhe demokracisë…

Temat
Opinione

Të afërta