Mjeku Nehat Baftiu do të mund ta japë betimin e tij për deputet të Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes, në rast deputeti i PDK’së Fadil Demaku zyrtarizon dorëheqjen e tij të paralajmëruar pas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në rastin ‘Drenica 2’.
Baftiu është deputeti që pason me vota Shukri Bujën – që është i fundit në listën e deputetëve të PDK’së që arritën kuotën për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, Nehat Baftiu në Kuvend do ta zëvendësojë deputetin Fadil Demaku, i cili paralajmëroi për Gazetën Express, se do të largohet nga legjislativi i vendit, pasi Apeli i konfirmoi tre vite burgim në rastin e njohur gjyqësorë, për krime lufte, të njohur si ‘Drencia 2’.
Anesteziologu nga Ferizaj, Nehat Baftiu në zgjedhjet e përgjithshme të viti 2014 grumbulloi 8087 vota, përcjell Gazeta Express.