Për ta shmangur vdekjen e papritur të foshnjave, prindërit duhet ta ndajnë dhomën me to

Për të paktën gjashtë muajt e jetës së tyre, foshnjat duhet të flenë në të njëjtën dhomë me prindërit e vet, por jo edhe në shtratin e njëjtë, sipas një studimi të ri nga Akademia Pediatrisë Amerikane.

Kjo akademi rekomandon që foshnjat të flenë në sipërfaqe të ndara me prindërit, por në dhomë të njëjtë, siç është krevati i fëmijëve, por asnjëherë në sipërfaqe të butë, kolltuk apo divan.

Deri në moshën 1-vjeçare, foshnjat duhet të flejë në të njëjtën dhomë me prindërit, sipas kësaj organizate.

Qëllimi është që të zvogëlohet rreziku i sindromit të vdekjes së papritur të foshnjës, i njohur si SIDS, si dhe forma të tjera të vdekjes së foshnjës, të cilat mund të ndodhin kur foshnja është në gjumë, siç është ngufatja.

“Fenomeni i tërë i SIDS nënkupton se ne nuk e dimë 100% se kush është përgjegjës për vdekjen, por kemi teori”, ka thënë doktori Feldman-Winter, anëtar i Task Forcës për SIDS, si dhe bashkautor i raportit.

Temat
Shëndet

Të afërta