Firma e veturave elektrike, Tesla, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të lansojë një produkt të ri, i cili mund të jetë një model pak më i vogël se SUV-i.
Pronari Elon Musk ka treguar fazën e re të Teslas, duke konfirmuar se do të ketë një produkt “të papritur”, që do të prezantohet më 17 tetor.
Musk më parë ka konfirmuar se do të lansohen vetura Model Y compact Suv, një minibus elektrik dhe një pick-up. Këto modele do të jetë pjesë e së ardhmes së Teslas. Gjatë javës së ardhshme pritet të prezantohet njëri prej këtyre modeleve.
Detajet tjera të modelit më të ri pritet të bëhen të ditura pas lansimit.
Temat
Teknologji